ZHVILLIMI I LETËRSISË SHQIPE NË MAL TË ZI
Mr. RROK GJOLAJ
Këshillëtar në Ministrinë e Arsimit në Mal të Zi
Abstrakt
Rrok Gjolaj |
Letërsia shqipe që krijohet në Mal të Zi është pjesë
përbërse e trungut kombëtar në krijimtarinë letrare në përgjithësi. Zhvillimi i
letërsisë shqipe që krijohet në Mal të Zi, mund të thuhet se kryesisht u
zhillua në gjysmën e dytë të shekulli XX. Fillimet e letërsisë në këtë rajon
mund të kërkohen që nga vepra e parë në gjuhën shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut
dhe do të vazhdojnë disa shekuj më vonë, pikërisht nga fundi i shekullit të
XIX, me paraqitjen në skenën tonë letrare të rilindasve: Nikollë Ivanaj, Palokë
Traboini etj. dhe të Hafiz Ali Ulqinakut (që vazhdoi të shkruajë në traditën e
letërsisë së bejtexhinjëve).
Po theksojmë se në rrethin e Ulqinit u përkthye Bibla
në gjuhën shqipe, për herë të parë në tërësi, nga dom Simon Filipaj,që u botua
në Kosovë nga fundi i shekullit XX.
Letërsia shqipe në Mal të Zi, kryesisht krijohet në dy
qendra kryesore: në Ulqin dhe në Malësi. Një grup autorësh që kanëlindur në Mal
të Zi, krijimtarinë e tyre në
tërësi e kanë realizuar në Kosovë, siç janë: Esad
Mekuli, Rexhep Qosja, Mehmet Kraja, Basri Çapriqi, Anton Berishaj etj.Këta kanë
arritur nivele të larta letraro-artistike në nivelin e letërsisë
mbarëkombëtare. Një grup tjetër, krijimtarinë e vet e ka filluar në Mal të Zi
dhe e vazhdon në diasporë, si në Zvicër, SHBA, Australi etj., siç janë: Nokë
Sinishtaj, Lulash Palushaj, Mira Lekoçaj, Jaho Kollari etj., kurse në Shqipëri:
Palokë Traboini, Gjokë Dabaj, Kolec Traboini ( sot në SHBA ) etj.
Zhanret letrare që u zhvilluan në letërsinë shqipe në
Mal të Zi janë: proza, poezia, drama (më defiticitare). Në fushën e prozës u
shkruan tregime, novela dhe romane. Në prozë figurat kryesore janë: Anton
Gojçaj, Asllan Bisha, Fran Camaj, Anton Gjuravçaj etj., kurse në fushën e
poezisë numri
është më i madh dhe shquhen këta autorë: Nol Berishaj,
Haxhi Shabani, Ibrahim Berjashi, Anton Berishaj, Ferhat Dinosha, patër Pashko
Gojçaj, Zef Gjuravçaj, Hajredin Kovaçi etj. Drama dhe llojet e saj në letërsinë
e këtij rajoni është zhvilluar shumë pak.
Përfaqësues të shquar të kësaj gjinie janë: Ali Llunji
dhe Shaban Osmanaj.
Mund të themi se krahas zhvillimit të letërsisë, po
zhvillohet edhe studimi i saj. Kjo bëhet në formë kritikash, vështimesh ose
përmbledhje të studimeve të botuara në libra të veçantë etj. Në këtë drejtim
shquhen: Anton Gojçaj, Ruzhdi Ushaku, Fran Camaj, Dimitrov Popoviq, Hajro
Ulqinaku, Pjetër Dreshaj etj.
Gjatë kësaj periudhe të zhvillimit të letërsisë sonë
iu kushtua një kujdes i veçantë edhe mbledhjes, botimit dhe studimit të
letërsisë popullore. Në këtë drejtim shquhen patër Vinçenc Malaj, dom Simon
Filipaj, mr. Ismail Doda, mr. Ali M. Ahmeti, pater Zef Jankaj, patër Kolë
Berishaj, dr. Bahri Brisku, dr. Pjeter Gjuravçaj, Gjergj Hasanaj etj.
Kohëve të fundit, hov të madh ka marrë edhe përkthimi
i veprave të krijuasve tanë në gjuhën malazeze ose përkthimi i disa autorve nga
letërsia malazeze në gjuhën shqipe. Në këtë drejtim shquhen: Qazim Muja, Hajro
Ulqinaku, Zarija Brajoviq, Gjergj Gjokaj, Pjetër Dreshaj, Dimitrov Popoviq,Diana Rexha, Anton Berishaj, Anton
Gojçaj, Pjeter Lucaj etj.
Nga
“Libri i Abstrakteve” nga Konferenca
vjetore e shkencës” Java e Shkencës 2013”.
Prishtinë
2013., f. 227